AKTIVITET TRAJNUES: “Arsyetimi dhe shkrimi i vendimeve gjyqësore: Modele të arsyetimit dhe shkrimit të vendimeve gjyqësore"

Shkolla e Magjistraturës, më datë 30 maj 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Arsyetimi dhe shkrimi i vendimeve gjyqësore: Modele të arsyetimit dhe shkrimit të vendimeve gjyqësore; skematika e ndërtimit të një vendimi, pjesët përbërëse të tij, lidhja ndërmjet tyre, renditja e argumenteve; veçoritë e vendimit të gjyqtarit të hetimeve paraprak, seancës paraprake dhe gjyqtarit të themelit në raport me kërkesat e palëve; refleksioni i arsyetimit specifik në pavarsinë e gjyaktës”.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Sokol Berberi, Sokol Pina, Dr. Arnd Weishaupt [gjyqtar gjerman (ekspert nga IRZ)]

Lehtësues: Olti Skrame, Sabrina Ahmed

Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Diskutimi dhe analizimi i arsyetimit të vendimeve gjyqësore si pjesë e procesit të rregullt ligjor, i cili përbën njëkohësisht një detyrim për organet gjyqësore, si dhe një të drejtë për çdo individ. Si pjesë e procesit të rregullt ligjor, detyrimi i arsyetimit të vendimeve gjyqësore i nënshtrohet kontrollit kushtetues lidhur me plotësimin e tij nga ana e gjykatave. Arsyetimi i vendimeve gjyqësore është trajtuar si në aspektin e procesit të rregullt ligjor, ashtu edhe si një prej elementëve në përmbajtje të vendimit gjyqësor. 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Prezantimi dhe njohja me objektivat e trajnimit: kuize për të nxitur ndërveprimin dhe marrë informacion.
  • Struktura e arsyetimit të vendimeve gjyqësore në gjykatat e faktit, sipas standardit logjik dhe bindës: elementët, radha e argumenteve, paragrafët dhe gjuha.
  • Cilësia e arsyetimit të vendimeve gjyqësore të shkallës së parë dhe standardet e kontrollit nga gjykata e apelit: arsyetimi dhe shkrimi i vendimeve gjyqësore të apelit: problematika dhe praktikat të mira.
  • Standardet e arsyetimit dhe shkrimit të vendimeve gjyqësore në gjykatat e faktit në Gjermani: struktura, elementët, argumentimi.
  • Veçoritë e vendimit të gjyqtarit të hetimeve paraprake, seancës paraprake dhe gjyqtarit të themelit në shkallën e parë: problematika dhe praktikat mira.

 

 

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë të Republikës së Shqipërisë.